Prej ditësh partia e parë pluraliste një herësh partia më e madhe opozitare në vend, PD, ka filluar ristrukturimin e saj në degë.
Një ndër degët më aktive të Partisë Demokratike, njëherësh bastion i saj në kryeqytet, pra Dega e PD Njësia 11, ka hapur siparin e bashkëpunimit me të gjitha shtresat e shoqërisë.
Me anë të një njoftimi për mediet, PD e Laprakës shprehet se, “Të gjendur, përballë çoroditjes së pushtetit ne ftojmë për bashkim e bashkëpunim secilën shtresë të shoqërisë, së pari ftojmë të varfërit, së dyti pensionistët e njerëzit në nevojë, ftojmë studentët e intelektualët, ftojmë të gjithë shoqërinë shqiptare njëkohësisht edhe socialistët e zhgënjyer nga qeverisja e mbrapshtë shqiptare. PD shtëpia e lirisë dhe e bashkëpunimit me qytetarët”.
Ndërsa qeveria është e zhutur në egoizmin dhe arrogancën e saj, në radhë të së cilës çdo ditë dalin persona që kanë probleme të rënda me drejtësinë, qytetarët kërkojnë ndryshim. Kërkojnë shpresë për të mos braktisur vendin, por për të gjëndruar e shërbyer në mëkëmbjen e tij.
PD e Laprakës, shprehet se përballë kësaj qeverie, Partia Demokratike ka për detyrë të gjejë forca në mbështetje të qytetarit.
“Me patjeter Partia Demokratike e Shqipërisë ka për detyrë të gjejë forca në mbështetje të qytetarit shqiptar i vendosur përballë qeverisjes dogmatiste e të kriminalizuar, qeverise se mafies e drogës e krijesës së varfërisë e krimit në familje”, – thuhet në lajmërim, ndërsa shton se “PD-ja e Laprakës kërkon bashkëpunim dhe mirëbesim me të gjitha flukset që janë në gjirin e shoqërisë tonë.”
Më poshtë njoftimi i plotë:
PD E LAPRAKËS HAP SIPARIN E BASHKËPUNIMIT
Dega e Partisë Demokratike Njesia 11 ( Laprakë ) si gjithë degët e tjera në Shqipëri po përqëndrohet në ristrukturimin e saj, vërtetë me bazë të shëndoshë e të gjërë.
Me patjeter Partia Demokratike e Shqipërisë ka për detyrë të gjejë forca në mbështetje të qytetarit shqiptar i vendosur përballë qeverisjes dogmatiste e të kriminalizuar, qeverise se mafies e drogës e krijesës së varfërisë e krimit në familje.
Të gjendur në këtë situatë të vështirë për qytetarin ne sot duhet të hapim anëtarësimin e bashkëpunimin me të gjitha shtresat duke ju garantuar e siguruar se në qeverisjen e ardhshme të PD-së qytetarët do të jenë më mirë, më të sigurtë, dhe do te kene një ekonomi të fortë e të qëndrueshme për secilën familje shqiptare.
Përballë çoroditjes së pushtetit ne ftojmë për bashkim e bashkëpunim secilën shtresë të shoqërisë, së pari ftojmë të varfërit, së dyti pensionistët e njerëzit në nevojë, ftojmë studentët e intelektualët, ftojmë të gjithë shoqërinë shqiptare njëkohësisht edhe socialistët e zhgënjyer nga qeverisja e mbrapshtë shqiptare. PD shtëpia e lirisë dhe e bashkëpunimit me qytetarët.
PD-ja e Laprakës kërkon bashkëpunim dhe mirëbesim me të gjitha flukset që janë në gjirin e shoqërisë tonë.
Florjan Lila-kryetari i PD-së, Njesia nr.11 Laprakë
(B.B/ Faxweb.al)