Bayern Munichu ka shkatërruar Arsenalin edhe në Londër, duke e mposhtur me rezultat 5:1.Kështu ekipi i Ancelottit u kualifikua me rezultat të përgjithshëm 10:2.
Arturo Vidal, i cili shënoi dy gola në këtë ndeshje, është vlerësuar si lojtari i ndeshjes, duke marrë notën 8.9. Kjo sepse ai mbajti peshën më të rëndë të ndeshjes në krahasim me gjithë lojtarët e tjerë. Por futbollisti shqiptar Granit Xhaka u vlerësua me notën 6.1. Vlerësim shumë i ulët ky, por përkon me angazhimin jo shumë të madh të Xhakës në fushë në këtë ndeshje. (D.D/Shuplaka)