08:54 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Përballja me Besiktas në Champions League, Bayern Munich dhuron katër bileta për familjen shqiptare

16:56 | 26/02/2018
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përballja me Besiktas në Champions League, Bayern Munich dhuron katër bileta për familjen shqiptare

Në “Vodafone Arena” pritet të ketë shumë tifozë shqiptarë, në mesin e tyre do të jetë edhe një i ri nga Kosova i sëmurë tash e një kohë, Edini.

Besiktas – Bayern Munich, ndeshja e kthimit në Champions League do të zhvillohet në “Vodafone Arena”, aty ku pritet të ketë shumë tifozë shqiptarë.

Mesin e tyre do të jetë edhe një i sëmurë nga Kosova, Edini. Ai nuk do ta marrë rrugën nga Kosova, pasi tashmë që 7 muaj veçse gjendet në Stamboll.

Edini para 8 muajve është konstatuar me sëmundje të Leukemisë dhe qe 7 muaj është duke ndjekur disa terapi në Stamboll. Ai së bashku me familjen, do të zbresin në “Vodafone Arena” për ta përcjellë nga afër ndeshjen Besiktas – Bayern Munich, pasi Edini është tifoz i zjarrtë i Bavarezëve, njofton faqja “Bavarezët”.

Biletat për këtë ndeshje, Edinit të sëmurë ia ka siguruar klubi gjerman, me kërkesë të kryetarit të “Fan Clubit Bavarezët”, që i ka treguar rastin e shqiptarit nga Kosova dhe dësirës së zjarrtë për ta parë nga afër klubin e zemës.

Kryetari i “Fan Clubit Bavarezët” përmes një postimi në Facebook, tregon se sa shpejt ka marrë përgjigje pozitive nga klubi gjerman, transmeton Gazeta Express.

Postimi i plote…

Mia San Familie

Mia San Ekipi më i mirë në botë

Përshëndetje Bavarez,

Dua me nda me ju një tregim të mrekullueshëm për një rast të pikëlluar ku edhe njëherë secili nga ju duhet me u mburrë se pse jemi tifozë të FC Bayern München.

Siq e dini më datën 14. Mars Bayern München do te zhvillojë ndeshjën kthyese në kuadër të 1/16 e finalës në Stamboll kunder Beshiktashit. Në atë ndeshje shumë tifozë Bavarez do të jenë në Stadion edhe nga Kosova që do e shikojnë këtë ndeshje. Poashtu në Stadion do të jetë edhe një çun me emrin Edin.

Edini nuk do e merr rrugën nga Kosova, pasi që ai tashmë qe 7 muaj veqse gjendet në Stamboll, por jo me dëshirë të vet. Edini para 8 muajve është konstatuar me sëmundje të Leukemisë dhe qe 7 muaj është duke ndjekur disa terapi në Stamboll.

Babi i Edinit, ish koleg i imi i punës, më kontaktoj para disa ditëve dhe më pyeti se a ka ndonjë mundësi pë me i’a siguru një biletë Stadioni Edinit për të ndjekur këtë ndeshje pasiqë Edini ëshë tifoz i flaktë i Bayernit.

Unë natyrisht si kryetar i Fan Clubit Bavarezët menjëherë kontaktova përgjegjësit e FC Bayern München dhe i përshkrova gjendjen dhe dëshirën e flaktë të Edinit dhe më besoni se pas vetëm 10 ore mora konfirmimin se Edinit dhe familjës së tijë i janë siguruar 4 bileta nga ana e FC Bayern Münchenit për të përcjellur ndeshjen në Stamboll.

Biletat tani më janë në duart e Edinit i cili me padurim po e pret 14 Marsin.

Për mua personalisht kjo ishte një ndjenjë e papërshkrueshme pozitive të cilën ma dhurojë FC Bayerni im I dashurë, I cili edhe njëherë tregojë se është skuadra me zemrën më të madhe dhe humane. Më bënë të mburrem që jam tifozë i kësaj skuadre.

MIA SAN MIA

(B.H/Faxweb)

Etiketa: Bayern Munichbieta per familjen shqiptare
Pas

“Spectator” për Kosovën: Në dekadën e re, ndryshimet radikale, mund të kenë pasoja radikale

Para

‘Akademia DHI’ për një rezultat të shkëlqyer të flokëve tuaj

Para
‘Akademia DHI’ për një rezultat të shkëlqyer të flokëve tuaj

'Akademia DHI' për një rezultat të shkëlqyer të flokëve tuaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Demonstruesit pro-palestinezë në Vilnius i bëjnë thirrje Lituanisë të sanksionojë Izraelin

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.