09:14 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përballja e Fredi Bejlerit me Krimet e Rënda, Artan Hoxha jep detajet për dëshminë e ish-deputetit

15:32 | 22/05/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përballja e Fredi Bejlerit me Krimet e Rënda, Artan Hoxha jep detajet për dëshminë e ish-deputetit

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar thirrjen e ish-deputetit, Fredi Bejleri nga Prokuroria për Krime të Rënda lidhur me masakrën e 10 Prillit të vitit 1994 në repartin kufitar të Peshkëpisë një tre persona midis të cilëve dy oficerë policie.

Hoxha shkruan në rrjetet sociale se, Bejleri po jep dëshminë e tij lidhur më këtë ngjarje të rëndë që sipas tij, cënoi sigurinë kombëtare dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë.

Sipas gazetarit, Bejlerit i është komunikuar nga oficerët e policisë gjyqësore se është nën hetim për pjesmarrje në aktin terrorist të 25 viteve më parë.

Reagimi i plotë:

DREJTESIA VONON POR NUK HARRON…

Nje lajm i mire ne keto dite te zymta….

Prej ores 12:00 shtetasi shqiptar me pasaporte greke, Fredi Bejleri eshte duke u marre ne pyetje nga Prokuroria per Krime te Renda ne Tirane. Per afro tre ore deri tani, qytetari Bejleri nga Himara eshte perballur me oficeret e policise gjyqesore ne zyren e prokurorit Eugen Beci ne lidhje me masakren e 10 prillit 1994 ne repartin kufitar te Peshkepise, ku mbeten te vrare nga nje komando terroriste e ardhur prej territorit grek, dy Deshmoret e Atdheut, oficeri drejtues Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini.
Bejleri i shoqeruar nga nje avokat nga Vlora eshte duke dhene deklarime per here te pare ne lidhje me kete ngjarje shume te rende qe cenoi sigurine kombetare dhe teresine territoriale te Republikes se Shqiperise. Qe ne fillim oficeret e policise gjyqesore i kane komunikuar Bejlerit zyrtarisht se ai eshte nen hetim per pjesmarrie ne aktin terrorist te 25 viteve me pare. Per kete shkak Bejleri, kreu i OMONIA per Himaren, u paraqit i mbrojtur me avokat ne prokurori. Nje jave me pare KQZ i refuzoi te drejten Bejlerit per te kandiduar per kreun e bashkise Himare. Levizja per Vorio Epirin e mbeshtetur nga partia neofashiste greke Agimi i Arte dhe organizata te tjera ekstremiste panepiriote…

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka rihapur pas 25 vitesh dosjen që njihet ndryshe si “Masakra e Peshkëpisë”, pikërisht për këtë çështje është thirrur për t’u marrë në pyetje edhe Fredi Dhionis Bejleri.

Ish-deputeti dhe njëherësh ish-kandidat për kreun e Bashkisë së Himarës prej 40 minutash ndodhet te krimet e rënda, ndërsa pak ditë më parë KQZ e skualifikoi nga gara si i pavarur në Himarë. (Lexo edhe ketu) 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: artan hoxhafredi bejleriMASAKRA E PESHKEPISE
Pas

KPA shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj

Para

Hapja e negociatave me BE-në, gazetarja: Gjermania do të vendos kushte shtesë për Shqipërinë

Para
Hapja e negociatave me BE-në, gazetarja: Gjermania do të vendos kushte shtesë për Shqipërinë

Hapja e negociatave me BE-në, gazetarja: Gjermania do të vendos kushte shtesë për Shqipërinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Kosovë kërkohen për masakrën në Mejë, në Serbi janë figura publike edhe pse me fletë-arrest ndërkombëtar

Forcat RENEA “zbresin” sërish në Sarandë, kontrolle intensive gjatë natës

Mungesa e reshjeve vë në vështirësi KESH, humbje 21 mln euro në tremujorin e parë 2025

Aksident i rëndë në Shkodër: Mjeti del nga rruga dhe përplaset me një biznes, katër të lënduar

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak: Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

Horoskopi për ditën e sotme, 22 korrik 2025

Administrata Trump publikon dosjet mbi vrasjen e Martin Luther King

Mbi 1,260 të vdekur në Sirinë jugore në përleshjet midis druzëve dhe beduinëve

Trump e quan Adam Schiff një ‘mashtrues’, bën thirrje që ai të sillet para drejtësisë

Shpërthimi në Sarandë, ja kujt personi në kërkim iu vendos lënda plasëse

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.