Të dielën, qytetarët polakë do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm në balotazhin më të ngushtë që nga rënia e komunizmit. Zgjedhjet vendosin përballë njëri-tjetrit dy kandidatë që përfaqësojnë vizione krejtësisht të kundërta për të ardhmen e vendit.
Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, presidenti aktual konservator Andrzej Duda fitoi me një diferencë minimale ndaj kandidatit pro-evropian Rafał Trzaskowski, kryebashkiak i Varshavës, me rezultat 51% kundër 49%.
Rezultati i zgjedhjeve do të jetë vendimtar për të ardhmen politike të vendit. Nëse Trzaskowski fiton, kjo do t’i japë mbështetje qeverisë aktuale të udhëhequr nga Donald Tusk për të zbatuar axhendën e saj pro-evropiane dhe reformuese. Në të kundërt, një fitore e Nawrockit mund të sjellë bllokim institucional, pasi presidenti polak ka fuqinë për të vënë veton ndaj ligjeve të miratuara nga Parlamenti.