15:08 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përballuan pandeminë pa kryetar, sot votohet nën masat anti Covid për kryekomunarët e rinj në Mitrovicë dhe Podujevë

07:47 | 29/11/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përballuan pandeminë pa kryetar, sot votohet nën masat anti Covid për kryekomunarët e rinj në Mitrovicë dhe Podujevë

Në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut sot në orën 07:00 janë hapur qendrat e votimit, në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune të këtyre dy komunave.

Qytetarët e komunës së veriut të Mitrovicës dhe Podujevës, nën masat anti-Covid, sot do të kenë të drejtë të zgjedhin kryetarin e tyre, i cili do të ketë mandat deri në zgjedhjet e ardhshme komunale të vitit 2021.

Komuna e Podujevës ka mbetur pa kryetar qysh në fillim të shkurtit, kur Agim Veliu ka dhënë dorëheqje, pasi është emëruar ministër i Brendshëm në Qeverinë e ish-kryeministrit Albin Kurti.

Pa kryetar, nga fillimi i qershorit, ka mbetur edhe Mitrovica e Veriut, pasi Goran Rakiq, nga Lista Serbe, është emëruar zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal në Qeverinë e re të Avdullah Hotit.

Në garë për kryetar të Komunës së Podujevës janë Nexhmi Rudari nga LDK, Shpejtim Bulliqi nga LDK dhe Naim Fetahu nga PDK.

Ndërsa, për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut garojnë Milan Radojeviq nga Lista Serbe, Florent Azemi nga PDK, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Dushan Milunoviq si kandidat i pavarur.

Komuna e Podujevës ka 87, 381 votues të regjistruar, kurse numri i qendrave të votimit në këtë komunë është 45 me gjithsej 115 vendvotime.

Ndërkaq, lista përfundimtare e votuesve për Mitrovicën e Veriut përmban 23 mijë e 313 votues, të cilët do të mund të votojnë në shtatë qendra të votimit me gjithsej 27 vendvotime

Numri i vëzhguesve të akredituar për të vëzhguar procesin zgjedhor në këto dy komuna është rreth 1 mijë e 700 vëzhgues. Numri më i madh i tyre përfaqësojnë subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje, pastaj nga organizatat jo-qeveritare vendore si dhe nga mediat vendore e ndërkombëtare.

KQZ ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e masave të ndërmarra me qëllim të mbrojtjes së shëndetit.

Duke pasur parasysh se Kosova po përballet me një valë të rasteve të shumta me COVID-19, komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar udhëzimin për masat mbrojtëse për parandalimin e infektimit me COVID-19 për votuesit dhe stafin zgjedhor në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.

Meqenëse Komuna e Podujevës dhe ajo e Mitrovicës bëjnë pjesë në mesin e komunave me numër të madh të infektuarve me coronavirus, Ministria e Shëndetësisë i ka futur ato në zonën e kuqe, e që krahas masave të tjera nënkupton edhe kufizimin e lëvizjes nga ora 19:00 deri në 05:00, Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka marrë vendim të shtunën që të dielën të lejohet qarkullimi i e qytetarëve deri në orën 22:00 në të gjitha zonat e ndaluara për qarkullim për ata votues që votojnë pas orës 19:00 në zgjedhjet për kryetar të Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut.

Pas

Arbanës nuk i mjaftojnë 2! Moderatorja flet pa dorashka, rrëfen planet për një bebe tjetër dhe zënkat me Xhemin

Para

Legjenda e boksit kthehet në ring pas 15 vitesh, ‘habit’ me fjalët në fund të ndeshjes: Do e bëja përsëri këtë

Para
Legjenda e boksit kthehet në ring pas 15 vitesh, ‘habit’ me fjalët në fund të ndeshjes: Do e bëja përsëri këtë

Legjenda e boksit kthehet në ring pas 15 vitesh, 'habit' me fjalët në fund të ndeshjes: Do e bëja përsëri këtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërimi drejt fundit, Berisha: 11 maji ishte farsë elektorale, PD do nisë betejën për mbrojtjen e votës

Berisha: Nuk ka fitore nga PS. Zgjedhjet janë grabitur!

“Kosova nuk harron”, Presidentja Osmani përkujton 26-vjetorin e masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit aksion në Shkodër, shoqërohen disa persona të dyshuar për krime zgjedhore

“Aleatët e NATO-s duhet të rrisin shpenzimet për mbrojtjen”, ambasada e SHBA: Synimi është investimi sa 5% e PBB-së

Detaje/ Rrëmbimi i 29-vjeçares në Tiranë: U njohën në rrjete sociale, vajza s’pranoi të shkonte në shtëpinë e autorit, tentoi të hidhej nga makina

’11 maji’/ Celibashi, mesazh anëtarëve të grupeve të numërimit e të KZAZ-ve: Cenimi i votës së çdo kandidati në listën “e hapur” sjell pasoja ligjore!

Von der Leyen i uroi për fitoren, Rama i përgjigjet presidentes: Mbështetja jote ka shumë rëndësi në këtë moment përcaktues në rrugën e Shqipërisë drejt BE

Merr formë Parlamenti i ri/ Dominim i PS në numrin e ulëseve, PD tkurret, ka vend edhe për forcat e reja (Grafika)

Akuzohet për krime kibernetike ndaj qytetarëve amerikanë, ekstradohet drejt SHBA-ve i riu nga Kosova

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.