11:03 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Përbën vepër penale”, denoncimi i 27-vjeçares për klinikën “KEIT”, mjeku: Klinika të marrë përsipër përgjegjësitë, ajo ndodhet përballë pasojave serioze

22:39 | 08/05/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Përbën vepër penale”, denoncimi i 27-vjeçares për klinikën “KEIT”, mjeku: Klinika të marrë përsipër përgjegjësitë, ajo ndodhet përballë pasojave serioze

Sot në emisionin “Arbitrazh” nga Deni Turhani dhe avokatja Margarita Kola në Faxnews u trajtua rasti i 27-vjeçares Ermira Çela, e cila iu drejtua klinikës “KEIT” për një ndërhyrje në hundë, që nuk shkoi sipas parashikimeve.

Pas operacionit, hunda e saj u deformua dhe duke i shkaktuar probleme edhe me frymëmarrjen. Sakaq ajo denoncoi edhe neglizhencën e kësaj klinike pas operacionit, ku me kirurgun ka folur vetëm pas 4 muajve ndërsa mjekja që i kishin caktuar nuk i përgjigjej në telefon.

Ndërkohë për të diskutuar për rastin e rëndë, të ftuar kanë qenë mjeku Shkëlqim Ahmetaj, psikologia Lorela Garuli dhe avokatja Gentiana Qëndro.

Avokatja Gentiana Qëndro tha se kjo neglizhencë përbën një vepër penale, ndërkohë psikologia Garuli tha se ky dëmtim ndaj pacientes ndikon te mungesa e besimit te mjekësia.

Nderkohe mjeku, ka thene se ne kete ras ka munguar komunikimi me mjekun dhe shtoi se klinika duhet te marre persiper pergjegjesite.

Mjeku: Jemi në situatën kur pacienti me shumë të drejtë kërkon të rivendoset në trajtim shëndetësor për pasojat që janë shkaktuar. Komunikimi me mjekun është i munguar, koha me mjekun është shumë e shkurtër.

Ka qenë detyrim edhe kontraktual, që pacientja të komunikoj me mjekun kurues, të drejtpërdrejtë. Në cdo etapë vajza duhet të ishte e mirë informuar për menyrën e trajtimit dhe nëse do gjendeshim si sot, klinika duhet t’ia kishte qartësuar të githa detyrimet. Ajo ndodhet përballë pasojave serioze, jo vetëm me estetikën, por ka kaluar përtej, pra ka prekur edhe funksionin e organit.

Margarita Kola: Cfarë parashikon legjislacioni në këto raste?

Avokatja: Neglizhenca në mjekim apo kurim përben vepër penale, përfshihet në kodin penal. Aq më shumë kur neglizhenca  e mjekut ka sjell pasoja për pacienten, asaj i ka ndryshuar edhe cilësia e jetës. Ajo u ndodh edhe e genjyer, e mashtruar. Sepse eshtë paraqitur një mjek dhe e operoi një mjek tjetër. Kjo përbën vepër penale, ka sjell dëme për pacienten, i ka ndryshuar jetesa.

Margarita Kola: Cfarë lloj dëmi në fushën emocionale?

Psikologia: Rasti është i komplikuar. Bëhet fjalë për një tipar të dallueshëm, estetikisht është shumë josimetrike, kjo nuk e ndihmon, fare.  Ndjenjat e zonjës lidhen me zhgënjim, me zemërim, me mungesën e besimit te mjekësia dhe shumë siklete që lidhen me vetë imazhin, kanë krijuar një lloj sikleti. Duket sikur është trajtuar me nxitim, sikur është bërë për të kaluar radhën.

Pas

Lobimi për “non-gratën”, Berisha: Ish-këshilltari i presidentit Bush erdhi tek unë, por nuk kërkoj ndryshimin e vendimit

Para

Rivalë për bashkinë e Tiranës, Veliaj tregon se për çfarë e vlerëson Belind Këlliçin

Para
Rivalë për bashkinë e Tiranës, Veliaj tregon se për çfarë e vlerëson Belind Këlliçin

Rivalë për bashkinë e Tiranës, Veliaj tregon se për çfarë e vlerëson Belind Këlliçin

Discussion about this post

 



Të Fundit

U akuzua për ngacmim seksual, jep dorëheqjen zyrtari i qeverisë së Spanjës

Operacioni “Mix”/ Në pranga 21-vjeçari me arsenal armësh dhe lëndë narkotike(EMRI)

Gjendet trupi i pajetë i një personi në ujërat e liqenit të Pogradecit

Më shumë vdekje sesa lindje! Ndizet debati në Maqedoninë e Veriut, kryeministri propozon taksë për beqarët

Situata e zjarreve në vendin tonë! U raportua për dhjetëra vatra të ndezura, aktive vijojnë ende 6 prej tyre

Mbante në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet në Kukës Kadri Peposhi

Netanyahu viziton SHBA-në të hënën, fokusi në propozimet për armëpushim

I dënuar me 20 vite burg për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë shqiptari nga Maqedonia e Veriut

Elon Musk njofton krijimin e një partie politike të re, “Partia Amerikane”

Përmbytjet në Teksas: 51 të vdekur dhe mbi 850 të shpëtuar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.