08:18 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përçahet LSI-ja dhe në Korçë, 2 këshilltarë kalojnë tek PS: I bashkohemi transformimit të Rilindjes, mbrapa PD-së është Moska

13:18 | 24/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përçahet LSI-ja dhe në Korçë, 2 këshilltarë kalojnë tek PS: I bashkohemi transformimit të Rilindjes, mbrapa PD-së është Moska

Vazhdojnë lëvizjet në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Marilena Dervishi dhe Shkëlqim Larti, janë dy këshilltarët që janë larguar sot drejt Partisë Socialiste.

Në një deklaratë publike, këshilltarët thanë se janë ndër të parët që kanë themeluar LSI-në në Korçë, por po largohen pasi nuk duan të jenë pjesë e një partie, që sipas tyre bllokon zhvillimin e vendit.

Njësoj si “homologët” e tyre në bashkitë e tjera të vendit, edhe këshilltarët e LSI-së në Korçë, thonë se nuk mund të jenë më pjesë e një partie që bashkëpunon me PD-në, që sipas tyre është larg Europës dhe pranë Rusisë.

Shkëlqim Larti:

“Jam sot këtu për të ndarë me ju një vendim të cilin e kam menduar dhe ndarë shpesh me miqtë dhe bashkëpunëtorët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Unë jam një nga njerëzit e parë që i jam bashkuar kësaj force politike në Korçë, qysh në krijimin e saj, me përgjegjësinë e një ish-ushtaraku për të kontribuar për komunitetin dhe vendin tim.
Në çdo moment kam besuar dhe punuar në funksion të qëllimit të kësaj force politike, dhe jam i bindur në funksion të qëllimit çdo korçari që më ka besuar dhe na ka besuar gjatë këtyre viteve.
E ndiej veten protagonist në shumë vendime që kam marrë së bashku me kolegët e ish koalicionit të majtë, janë vendime që sot e kanë bërë Korçën dhe zonën nga unë vij, modelin e gjithë Shqipërisë.

Sot e gjej veten përballë dy rrugëve, të vazhdoj të jem përkrah këtij transformimi apo ti bindem porosive politike të LSI, që këtu në Bashkinë e Korçës, më shumë se kudo tjetër nuk gjejnë dot vend. Unë sot vendosa të mos e braktis atë që kam bërë deri më sot dhe t’i bashkohem grupit të Partisë Socialiste, duke lënëm pas rrugën e porosive të bllokimit që vijnë nga Tirana.

Kjo forcë politike e bashkuar me Partinë Demokratike, është larg Europës dhe larg punëve të mira që qytetarët prekin çdo ditë. Aq më shumë sot ku më çfarë po dëgjojmë mbrapa PD është Moska apo forca të tjera të errëta që e mbështesin.
Largohem sot nga LSI dhe bashkohem me PS, duke qëndruar i majtë siç kam qenë gjithmonë, me bindjen se i qëndroj besnik çdo anëtari të LSI që më ka votuar.
Pas largimit të dy këshilltarëve nga LSI Këshilli Bashkiak i Korçës shkon me 23 mandate PS, 6 LSI dhe 12 PD.”

(F.G/Faxweb.al)

Pas

Rama s’i njeh përmbytjet në Shkodër, Turqia dërgon ndihma

Para

Droga në shkolla, Klevi Pojana në Fax News: Do të vazhdojmë me protesta. LGBT-ja po përdoret për të tërhequr vëmendjen

Para
Droga në shkolla, Klevi Pojana në Fax News: Do të vazhdojmë me protesta. LGBT-ja po përdoret për të tërhequr vëmendjen

Droga në shkolla, Klevi Pojana në Fax News: Do të vazhdojmë me protesta. LGBT-ja po përdoret për të tërhequr vëmendjen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zelensky njofton për fazën e tretë të shkëmbimit të të burgosurve

Rrëmbehet shqiptari në Athinë/Kush është djali i biznesmenit që u torturua për 5 orë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Këshilli i Evropës refuzon presionin politik mbi GJEDNJ-në në përgjigje të Melonit

9 nga 10 fëmijët e një mjeku vriten në sulmet e fundit të Izraelit në Gaza

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, bëhet baba për herë të katërt

Katastrofë natyrore në Australi, përmbytjet shkaktojnë 5 të vdekur! Kryeministri Albanese: E tmerrshme humbja e jetëve!

Ulqinakët presin që miliarderi arab Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

Francë/ ‘Blackout’ në Kanë, ‘sharrohen’ shtyllat e energjisë elektrike! Ngjarja ditën e fundit të Festivalit të Filmit, prokurori: Ishte sabotim!

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.