Ministri Edmond Panariti, njëkohësisht dhe kandidat pë deputet në qarkun Korçë, bashkë me dy kandidatët tjerë, Pirro Kapurani dhe Brunilda Paskali, hodhi poshtë spekulime të ndryshme mediatike, në lidhje me probleme të brendshme mes kandidatëve të LSI në Qarkun Korçë, duke i konsideruar si tymnaja nga forcat politike që janë në panik nga rritja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Njëkohësisht, Panariti foli dhe për shantazhet që po i bëhen administratës së LSI, por sipas tij, kjo nuk e ndal fitoren. “Jam i lumtur, që ndodhem në krah të mikut tim Pirro Kapurani dhe mikes Brunilda Paskali, duke iu prezantuar kështu dhe treshen fituese të LSI për Qarkun Korçë. Jemi në javen dhe fundit dhe puna jonë në terren vazhdon në sinkroni e sintoni të plotë. Jemi të angazhuar maksimalisht dhe këtë e tregon dhe mbështetja e madhë që Lëvizja Socialiste për Integrim po fiton çdo ditë e më shumë, ndryshe nga forcat tjera politike, të cilat janë në agoni të plotë dhe në panik nga rritja marramendëse e LSI. Jemi të angazhuar maksimalisht dhe as partitë tjera e as tymnajat e pavërteta që përhapin, nuk na ndalin dot në fitoren e 25 qershorit. As presionet ndaj administratës dhe askush, nuk e ndal fitoren e LSI. Këto janë mënyrat që po ndjekin kundërshtarët tanë politikë, që janë në panik nga rritja e LSI”, tha Panariti. (J.V/Shuplaka)