Vetëm pak minuta më parë është votuar Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku. Nga 140 mandate që ka Kuvendi, Edi Rama ka arritur që të bindë vetëm 69 deputetë të PS-së të votojnë pro Prokurorit të Përkohshëm.
Arta Marku u zgjodh me 69 vota pro, 2 kundër e 2 abstenim sot. PDIU duket se nuk ka hyrë fare në votim, duke konfirmuar se ishte kundër zgjedhjes antikushtetuese. Ende nuk dihet nëse ka qenë në kuvend Saimir Tahiri.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla u shpreh pas votimit të mbyllet senaca e sotme. Edhe pse brenda parlamentit u hodhën tymuese, nuk u ndalua procesi i votimit për Kryeprokurorin e Përkohshëm.
Foltorja e Kuvendit është rrethuar nga deputetët e opozitës të cilët nuk lejojnë që të vazhdojë kjo seancë. Gjatë seancës u hodh tymuese në drejtim të Gramoz Ruçit por ky i fundit nuk u ndal. U hodh edhe një tymuese edhe në drejtim të Edi Ramës. Tashmë deputetët e PS-së shafaqen të relaksuar në oborrin e kuvendit. Po kështu pritet që të bëhet edhe betimi i kryeprokurores së re në parlament. Deputetët e opozitës vijojnë të jenë brenda kuvendit.
Monika Kryemadhi jashtë parlamentit i theksoi Ulsi Manjës se qeveria është me keq se ajo e Enver Hoxhës.
“Prokurori nuk zgjidhet me trafikantë. Por rrihen protestuesit, si do të zgjedhës Prokuror ti Manja. Jeni më keq se Enver Hoxha. Njerëzit por rrihen dhe po goditen me shkopa gome. Po gjakosen ku do zgjidhni Prokurorin.”, u shpreh Kryemadhi jashtë parlamentit. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post