11:09 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përçarje mes LSI-së dhe PD-së për ligjin e magjistratëve? Çfarë kërkoi sot në Kuvend Luan Rama

11:34 | 23/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
A po e shqetëson fronti opozitar Edi Ramën?! Ç’i tha sot Lulzim Bashës dhe ç’akuzë mori për përgjigje

A ka përçarje mes PD-së dhe LSI-së sa i përket ligjit të magjistratëve? Sipas Luan Ramës, jo, ai në emrin e LSI-së ka propozuar sot që deputetët të mos kenë pushime deri në zgjidhjen e ngërçit të reformës në drejtësi.

Rama tha se në kontaktet që ai ka pasur me PD-në dhe ata janë të hapur për zgjidhjen e ngërçit në mënyrë që drejtësia të mos ngelet në dorën e njerëzve të bandave të krimit.

 “Nga sot, deri sa të zgjidhet problemi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë të mos fillojë pushimet Kuvendi. Deri sa të bëhet funksionimi normal i sistemi të drejtësisë. 

Nuk mund të vazhdojmë si në një situatë normale, nuk është problemi i regjistrimit të Magjistratëve, por funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, pa të cilën çdo pushtet tjetër duhet të reshtë së ekzistuar”, u shpreh Luan Rama, duke kërkuar ndërprerjen e seancës se Kuvendit.

Në përgjigje të kërkesës së tij, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi u shpreh se “Seanca do të vazhdojë normalisht në pritje të një përgjigjeje të kreut të PD. Pas kësaj do të thërras të tre drejtuesit për të kërkuar dialogun që ju kërkuat”, u shpreh Gramoz Ruçi.

”S’ka radhë për propozimet, mjafton të jenë funksionale. Kemi kërkuar prej kohësh që dialogu të jetë serioz dhe i vazhdueshëm. Jemi përballë një kolapsi institucional, është emergjencë kombëtare. Ligjin do e bëjnë bandat. Jemi pjesë e së njëjtës opozitë, misioni është kthimi në normalitet e kushtetueshmërie të kësaj reforme. 

Reforma në Drejtësi është një sfidë kombëtare dhe ka nevojë për angazhimin e të gjitha forcave politike. Propozimet janë racionale, e duhet të gjejnë mbështetje. 

Në të gjitha kontaktet që kam pasur edhe PD mbetet e gatshme për bashkëpunim. Jemi përballë një kolapsi institucional do të bllokohen gjykatat. S’besoj se çështjet e rëndësishme mund të zgjidhen me njëanshmëri”, -tha Luan Rama në daljen e tij për mediat.

Ligji në fjalë kërkon shumicë të cilësuar me 84 vota, të cilën Partia Socialiste nuk e arrin dot pa ish-aleaten e saj, LSI-në, tashmë në opozitë.

Përveç 74 kartonave të saj, PS-ja ka të sigurtë votën e Tom Doshit, 3 votat e PDIU-së dhe atë të Robert Bitrit, që zyrtarizoi largimin nga LSI-ja duke u regjistruar si i pavarur, gjë që çon mazhorancën në kuotën e 79 votave.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Pas

Artistët kërkesë Metës: Mos e dekreto ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar

Para

Zjarr në Vaun e Dejës, një shtëpi përfshihet nga flakët afër hidrocentralit

Para
Zjarr në Vaun e Dejës, një shtëpi përfshihet nga flakët afër hidrocentralit

Zjarr në Vaun e Dejës, një shtëpi përfshihet nga flakët afër hidrocentralit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin 150 bagëti në Martanesh

Manja: Dixhitalizimi i sistemit gjyqësor, një ndër investimet më të mëdha që kemi ndërmarrë! Në 2027, mikpresim Kongresin Botëror të Drejtësisë

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska, dyshohet si i përfshirë në korrupsion! Sekuestrohen 45 mijë euro

Parakaloi rrezikshëm në rrugë duke i dalë përpara kamionit, gjobitet shoferi në Lezhë

Aksion për objektet pa leje në Himarë, prishen disa godina në Jalë dhe Dhërmi

Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Gjykata e Tiranës dënon me 55 vite burg autorin dhe shokun që e ndihmoi

Protestat në Los Angelos, grupi i të drejtave civile në Amerikën Latine: Trump po kërkon të krijojë trazira!

Dy trupa të pajetë u gjetën në një park të Romës, del autopsia: Viktimat, nënë e bijë! Misteri i vrasjes së gruas 40-vjeçare dhe foshnjës 6-muajshe! Në kërkim një burrë

Pas telefonatës Trump-Xi Jinping, delegacioni amerikan dhe ai kinez takohen në Londër për bisedime mbi tarifat doganore

Mblidhet në Shqipëri pas 13 vitesh konferenca e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.