Së fundmi është marrë një nismë nga gratë e Hollywood-it të cilat kanë shprehur hapur ngacmimet seksuale që kanë pasur në karrierën e tyre e deri tek përdhunimet.
Emra të rëndësishëm nga industria e kinematografisë më të madhe në botë u përfshinë në skandale.
Edhe aktorja shqiptare, Eliza Dushku rrëfeu se ishte përdhunuar në moshën 12-vjeçare.
Mirëpo ka qenë aktori Liam Neeson, i cili ka treguar një version tjetër të këtyre ngjarjeve.
“Janë disa njerëz, personalitete të njohura, të cilët përnjëherë janë akuzuar se e kanë prekur gjurin e ndonjë femre ose diçka të ngjashme, dhe përnjëherë janë përjashtuar nga gjithçka që kanë punuar,”- shprehet Liam.
Neeson thekson se këto këto skandale janë gjueti shtrigash dhe i ka cilësuar ato si një nismë që po përdoret kundër disa figurave.
Njëri prej aktorëve të akuzuar për abuzime seksuale është edhe Dustin Hoffman, të cilin e kanë paditur gjashtë femra.
(F.M/Faxweb)