07:13 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përdhunimi dhe vrasja makabër e studentes greke, shqiptari duhet t’i japë 905 mijë euro dëmshpërblim familjes së Eleni Topaloudi

10:33 | 16/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përdhunimi dhe vrasja makabër e studentes greke, shqiptari duhet t’i japë 905 mijë euro dëmshpërblim familjes së Eleni Topaloudi

Aleksandër Luca duhet t’i japë një dëmshpërblim prej 905 mijë euro familjes së Eleni Topaloudi, 21-vjeçares e cila u përdhunua dhe u vra nga i riu shqiptar dhe një shtetas grek. Vendimi u dha nga Gjykata e Rodosit për dëmin psikologjik, ankthin dhe dhimbjen që u ka shkaktuar ngjarja të afërmve të viktimës.

Krimi ndodhi në Pefkos Lindos në nëntor 2018, ku dy autorët, Aleksandër Luca dhe një 28-vjeçar grek Manolis Koukouras, fillimisht përdhunuan dhe torturuan Eleni për tre orë, më pas tentuan të pastronin vendin e krimit duke çuar në një vend të izoluar.

Studentja greke ishte ende gjallë kur dy të rinjtë e hodhën nga një shkëmb në det, duke i shkaktuar vdekjen. Autorët u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasje e 21-vjeçares. Prindërit e Eleni, Ioannis Topaloudis dhe Kyriaki Armoutidou, vëllai i saj, gjyshja dhe të afërm të tjerë, iu drejtuan gjykatës civile duke kërkuar dëmshpërblim për ankthin që u shkaktoi vrasja e 21-vjeçares.

Padia e tyre, nxjerr në pah brutalitetin e paprecedentë të akteve, si dhe mashtrimin dhe mënyrën metodike me të cilën autorët tentuan të fshehin veprimet e tyre kriminale.

Gjykata rrëzoi padinë ndaj të riut grek, ndërsa u pranua padia ndaj babait të 26-vjeçarit shqiptar.

Vrasësi dhe përdhunuesi shqiptar duhet të paguajë shumat e mëposhtme:

-240.000 euro babait, Ioannis Topaloudis

-240.000 euro nënës, Kyriaki Armoutidou

-200.000 euro vëllait të Eleni Topaloudit

-100.000 euro gjyshes së Eleni Topaloudit

-100.000 euro trashëgimtarëve të gjyshit të Eleni Topaloudit

-25.000 euro për secilin nga dajat e Eleni Topaloudit

Etiketa: perdhunimi
Pas

“Sa hap sytë mendoj çfarë do bëj për vendin”- Rama i përgjigjet komentuesit kritik: Çdo të vërtetë pozitive quhet propagandë dhe çdo gjysmë e vërtete negative quhet fakt

Para

Gonxhja: Kalaja e Gjirokastrës mirëpriti mbi 263 mijë vizitorë gjatë 2024-ës

Para
Gonxhja: Kalaja e Gjirokastrës mirëpriti mbi 263 mijë vizitorë gjatë 2024-ës

Gonxhja: Kalaja e Gjirokastrës mirëpriti mbi 263 mijë vizitorë gjatë 2024-ës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.