Pézullohet nga detyra M. D, drejtoreshë e shkollës “Azem Hajdari” ku ndodhi pérdhunimi i 15-vjeçares. Ajo zuri vendin e Besnik Dacit, i cili u pézullua menjëherë pas zbulimit të ábuzimit të rojes së shkollës me 15-vjeçaren. Gjithashtu janë pezulluar edhe nëndrejtorët M. Ll dhe F. Xh. Arsyeja ende e paqartë, e komunikuar vetëm verbalisht.
Stafi pedagogjik i shkollës po përgatit një peticion në lidhje me ngjarjen.
Kujtojmë se pèrdhunimi i 65-vjeçarit Abaz Dogu ndaj 15-vjeçares në Babrru trònditi të gjithë vendin.
Pas skándalit sèksual, u mësua se Abazi u largua nga puna si roje në shkollë dhe u punësua nga Abaz Hoxha, i cili mori postin drejtues të gjimnazit “Gramoz Palushi”.
Në hetim nisën dyshime të tjera për Abaz Hoxhën që dyshohet të ketë bërë kòrrupsion në shkollë duke u marrë 60 mijë lekë të vjetra çdo mësuesi për trajnimet, kostoja e vërtetë e të cilave ishte 30 mijë lekë.(M.H/Faxweb.al)