Kabul Hunda është lënë në burg pwr 45 dite nga prokuroria e Gjirokastrës ditën e sotme për përdhunimin e vajzës së nipit të tij.
Kabul Hunda akuzohet se ka përdhunuar vajzën e nipit të tij që nga mosha 12 vjeç e që sot është 16 vjeçe.
Mirëpo nga salla e gjyqit, Kabul Hunda mësohet se ka deklaruar nuk janë të vërteta akuzat ndaj tij. A i madje ka thënë “unë e kam si vajzën time”.
Akuza të forta nka hedhur në drejtim të vajzës i moshuari, i cili pretendon se 16-vjeçarja kishte një lidhje me një 32 vjeçar.
Ai ka kërkuar nga salla e gjyqit që tëzbardhet kjo ngjarje, duke shtuar se është gati të bëhen dhe analizat e ADN-së, i sigurtë se nuk është ai autori.
Dy ditë më parë, Kabul Hunda u arrestua nga Policia e Gjirokastrës i akuzuar si përdhunues i vajzës së nipit të tij, që vinte nga një familje me probleme të mëdha ekonomikedhe sociale.
(E.H/Faxweb.al)