Ditën e sotme ish kryeministri Sali Berisha publikoi një mesazh që kishte mbërritur në celualarin e tij nga një nxënëse e cila njofton se dy vajza të shkollës 9 vjeçare të Selenicës në Vlorë ishin përdhunuar nga një djalë i rritur, dhe se ngjarja është mbajur e fshehtë nga drejtoresha e shkollës. Menjëherë ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë Selenicë Përparim Shametaj.
Ai ka deklaruar sot, se janë vënë në dijeni të rastit, ndërsa pohon se vajza ka bërë denoncim në polici dhe pas një dite e ka tërhequr duke rrëzuar akuzat.
Denoncimi u bë publik nga Sali Berisha në Facebookun e tij ku thuhej se kjo ngjarje po mbahej e fshehtë nga drejtoresha e shkollës 9-vjeçare (lexo këtu).