Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para 3 ditësh në qytetin e Elbasanit.
Sipas informacioneve një djalë i moshës 18-vjeç është përdhunuar. Mendohet që djali të jetë me problem të shëndetit mendor.
Ndërkohë që pretendohet se djali është përdhunuar nga një 42-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia.
Edhe pse akti i rëndë ka ndodhur para 3 ditësh, policia nuk ka bërë një njoftim zyrtar duke fshehur kështu ngjarjen.
Informacion paraprak:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas kallëzimit të bërë nga një 18-vjeçar, menjëherë kanë bërë shpalljen në kërkim të një 42-vjeçari, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
Policia po vijon punen për kapjen e ndalimin e tij.
Nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen të gjitha veprimet ligjore për dokumentin e kësaj vepre penale. Për arsye hetimore nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.