Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një denoncim të fortë, teksa thotë se një vajzë e mitur është përdhunuar në shkollë, ndërsa ngjarja është mbajtur e fshehtë.
Kanë qenë dy qytetarë ata që në mesazhe të ndryshme e kanë denoncuar ngjarjen te Berisha. Sipas tyre drejtuesja e zyrës Arsimore në Kavajë Sonila Peza, ka mbajtur të fshehtë ngjarjen, edhe pse në qytet të gjithë janë njohur me rastin. Duke iu referuar denoncimit kanë qenë tetë djem ata që kanë abuzuar me 13-vjeçaren.
Reagimi i Berishës:
Perdhunohet nxenesja, fshihet krimi!
Ndaj perdhunuesve nuk merret asnje mase, anetaresohen ne FRESSHin kanabist.
Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital! sb
Doktor pershendetje. Jam nje zonje nga kavaja. Dua te denoncoj menyren flagrante se si drejton sot ZA e kavajes zonja Sonila Peza. Prej 2 muajsh ne shkollen 9 vjecare rilindja 8 nxenes te asaj shkolle kane perdhunuar nje vajze. ZA dhe drejtoresha e saj nuk kane mare asnje mase per kete skandal. Kemi frike te cojm femijet ne shkolle . Kto jane drejtoreshat e shkollave te rilindjes. Ju lutem publikojeni.
Përshëndetje doktor Berisha. Në shkollën 9-vjeçare “Rilindja “Kavajë perpara 1 muaji u perdhunua nga një grup prej 8 djemsh një vajzë 13 vjeçare. Kjo ngjarje është mbajtur e fshehte nga te gjithë instancat. E gjithë qyteti e di .Respekte. Ju lutem anonim pasi ju e dini sh mirë se çfarë ndodh më pas.