Ndalohet nga policia 63-vjecari, i akuzuar se ka përdhunuar dhe e ka lënë shtatzënë një 18-vjeçare. Policia e Elbasanit bën me dije se ka ndaluar shtetasin Murat Cangoja, 63 vjeç, banues në lagjen “Skëndërbej”.
Sipas policise, në janar 2018 në banesën e tij, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj,me shtetasen A.I,18 vjeçe, banuese në Elbasan, duke e lënë shtatzënë.
Njoftimi i policise
Murat Cangoja, 63 vjeç, banues në lagjen “Skëndërbej” , Elbasan.
Shtetasi Murat Cangoja, në janar 2018 në banesën e tij, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj,me shtetasen A.I,18 vjeçe, banuese në Elbasan, duke e lënë shtatzënë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, vepër kjo e parashikuar nga neni 101 i Kodit Penal.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post