Ish-lojtari brazilian i Milanit, Robinho prej kohësh është nën hetim në Brazil, pasi ka kryer një përdhunim ndaj një vajze shqiptare gjatë kohës kur luante në Itali në vitin 2013, në klub nate.
Ai prej kohësh kërkohet nga drejtësia italiane, por autoritetet braziliane kanë refuzuar ta ekstradojnë atë.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm brazilian ka përcaktuar masën me burg për Robinho për 9 vite. Megjithatë drejtësia braziliane do të pranojë kërkesën italiane që Robinho ta vuajë dënimin në një vend tjetër dhe jo në Brazil.
Robinho ka luajtur për skuadra europiane si Real Madrid, Manchester City dhe në fund Milani.