Një shqiptar është dënuar nga gjykata zvicerane me 6 vite burg pasi akuzohet se përdhunoi të dashurën e mitur të djalit të tij.
Gjykata e Lartë e Cyrihut nuk i besoi deklaratës së të pandehurit, në akuzë per përdhunimin e të dashures së djalit dhe vërtetoi dënimin e Gjykatës Rajonale me gjashtë vjet burg dhe 20 mijë franga dëmshpërblim.
“Një intrigë e tillë, mes njerëzve që as nuk e njohin njëri-tjetrin, është absolutisht e pamundur”, tha gjyqtari në vendimin përfundimtar.
“Në eksperiencën time si Gjykatës, vetëm rrallë herë kam parë krime të tilla brutale,” tha kryetari i trupit gjykues në Cyrih, shkruajnë mediat zvicerane
52-vjeçari nga Kosova e ka përdhunuar vajzën që kur ajo ishte 16 vjeç e megjithatë dënimi dhe arrestimi i tij ka ardhur vetëm 8 vite më vonë,
Vajza zvicerane ishte lidhur me njërin nga djemtë e agresorit dhe kishte shkuar në shtëpinë e këtij të fundit kur ishte ende adoleshente. Por babai i të dashurit të saj i kishte shkaur në dhomë dhe e kishte përdhunuar në formë anale.
Edhe gruaja e tij dhe djali kanë mbështetur vajzën ndonëse kanë ndërprerë kontaktet me të.
Zviceranja ishte e lidhur edhe katër vjet te tjera me djalin e kosovarit, derisa ajo në fund vendosi që të sqarojë gjithë historinë e dhimbshme te autoritetet e drejtësisë. Kështu mendoi se mund të niste një jetë të re.
Ajo ndërpreu kontaktet me ish të dashurin dhe paditi 52 vjeçarin.
(B.H/Faxwweb)
Discussion about this post