Një 18-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës pasi dyshohert kryer marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçare.
Sipas Policisë, shtetasi me inicialet D.M, është arrestuar në flagrancqë nga Specialistët për hetimin e krimeve në stacionin e Policisë Plazh, ndërsa për veprime të mëtejshme me çështjen do0 të merret rokuroria e Durrësit.
“Nga Specialistët për hetimin e krimeve në stacionin e Policisë Plazh,arrestuan në flagrancë shtetasin: D.M.,18 vjeç,banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16 vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.
Ndërkohë po në Durrës, një tjetër person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij.
“Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës në vijim të punës për parandalimin dhe përshkallëzimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.B.,36 vjeç, banues në Durrës, pasi në afërsi të banesës së tij, ka dhunuar fizikisht kunatin e tij shtetasin M.N”, thuihet në njoftimin e bluve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)