Tre djem kanë filmuar përdhunimin e një gruaje në Suedi, dhe videon e hodhën LIVE në Facebook. Ishin dëshmitarët që po e shikonin ngjarjen e rëndë drejtpërdrejt që njoftuan policinë, e cila ndërpreu dhe transmetimin.
Tre të rinjtë u arrestuan ndërkohë që mediat e huaja bëjnë me dije se përdhunimi ndodhi në një apartament në qytetin Uppsala rreth orës 08:30 të mëngjesit.
Të rinjtë e moshës 25, 21 dhe 19 vjeç u arrestuan nga policia dhe presin dënimin nga gjykata.
Në fillim u mendua se e gjitha ishte një shaka por më pas dëshmitarët kuptuan se gruaja po dhunohej seksualisht nga të rinjtë dhe menjëherë njoftuan policinë.
Ndërkohë që të rinjtë po merren në pyetje, gruaja është shtruar në spital pasi ishte e shokuar nga ajo që i ndodhi. (A.R/SHUPLAKA)
Momenti kur ndërhyn policia

Discussion about this post