Ka përfunduar seanca gjyqësore për dy të arrestuarit, shtetasit me iniciale B.J dhe R.B ku gjykatëse ka qenë Idush Maliqi dhe prokuror Neritan Hoxha ku u dha vendimi
Arrest me burg për shtetasin me iniciale B.J dhe arrest shtëpie për shtetasin me iniciale R. B për shkak të pretendimit që ato kanë se ky person nuk ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje
Avokati mbrojtes i shtetasit R.B shprehu se Prokuroria ka marrë në shqyrtim pamjet filmike të paraqitura nga mbrojtja për R.Ballën ku vërtetohet se nuk ka qenë në vendin e ngjarjes në kohën e pretenduar. Prokuroria ka ndryshuar qëndrim dhe ka kërkuar arrest shtëpie.