Gjatë orëve të fundit, 17 persona i janë shtuar listës së të ínfektuarve nga korònavirusi. kjo shifër e çon në 933 totalin e të prekurve në vendin tonë.
Rastet e sotme pozitive janë 8 në Tiranë, 8 në Durrës dhe një në Krujë. Nga të ínfektuarit vetëm 188 janë raste aktive, nga të cilët 4 ndodhen në terapi intensive. Edhe ditën e djeshme, Durrësi ka patur 7 raste pozitive, të cilët ndodheshin në një fasoneri. Në total, ky qytet ka 17 raste aktive.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë orëve të fundit janë testuar 306 qytetarë të dyshuar si të prekur me Còvid-19 dhe mes të testuarve janë 48 personel shëndetësor të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë për Còvid-19. Rastet e reja janë të përqëndruara në zonën Tiranë-Durrës, përkatësisht 8 në Tirane, 8 në Durrës dhe 1 në Krujë, kryesisht kontakte të rasteve pozitive të mëparshme, por edhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik. Ndërsa të shëruar në 24 orët e fundit janë 9 qytetarë.
Deri më sot janë kryer mbi 12 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me Còvid-19 në të gjithë vendin 933 qytetarë. Prej tyre, 77% tashmë janë të shëruar. Rastet aktive janë ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz dhe Berat. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive.(A.M/Faxweb.al)