09:31 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Përdori fjalor rrugaçerie”, Nishani nuk ia kursen Panuçit: Je i papërshtatshëm për të dhënë leksione edukate!

16:27 | 15/10/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Përdori fjalor rrugaçerie”, Nishani nuk ia kursen Panuçit: Je i papërshtatshëm për të dhënë leksione edukate!

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani i ftuar në Intv i është rikthyer çështjes së padisë së trajnerit të Kombëtares shqiptare, Cristiano Panuçi. Nishani tha se nuk e kapërdin dot faktin që një njeri i papërshtatshëm si Panuçi të bëjë leksione edukate. Sipas ish Presidentit, Panuçi menjëherë pas ndeshjes me Kosovën ka përdorur fjalor rrugaçerie përpara kamerave dhe familjeve shqiptare.

“Unë e ndjek kombëtaren, shiko zotëria ka një përgjegjësi padyshim, është trajneri. Por përgjegjësia ka edhe hierarki dhe shpërndahet. Unë nuk kam një polemikë fare me këtë zotërinë. Kam shprehur në një moment të caktuar, për shkak të disa rrethanave të caktuara, një opinion timin, në rrjetin tim personal social me miqtë e mi.
Zotëria është ndjerë i ofenduar , i është drejtuar gjykatës. Unë do të ndjek procesin gjyqësor se respektoj shtetin. Kam një merak që nuk mund ta pranoj dhe përtyp. Personi në fjalë është njeriu më i papërshtatshëm për të na thënë dhe treguar leksione edukate dhe në një intervistë menjëherë pas ndeshjes me Kosovën që ishte edhe një reagim masiv pakënaqësie, ka përdorur një fjalë përpara kamerave, përpara familjeve shqiptare ka përdorur një fjalor rrugaçerie.
Nuk është i pranueshëm në kodin shqiptar por as në çdo kod të një shoqërie etike. Ky person që bilbilos me këtë fjalor të papranueshëm, tenton të na japë edhe leksione edukate dhe qytetarie. Ky për mua është i papranueshëm, pjesa tjetër e çështjes është çështje që do të shqyrtohet nga gjykata. Unë mendoj që nuk është faji i tij. Mendoj që lepuri fle tjetër kund, por ferra ku fle lepuri duhet kosituar. Ajo mbetet për t’u parë në ditët që vijnë”, tha Nishani.

Kujtojmë që Panuçi e paditi  ish-presidentin pas postimit të tij në Facebook, ku shprehej se ai ishte sharlatan dhe kërkoi 100 mijë dëmshpërblim.

(J.D/Faxweb.al)

 

Pas

“U largua në momentin më të lumtur të jetës”, 6 muaj nga vdekja e Davide Astorit, rrëfimi i dhimbshëm i bashkëshortes

Para

Debatet në Parlamentin Europian reagon Kukan: Keqardhje, të tilla çështje të diskutohen në Kuvendin e Shqipërisë e jo PE

Para
Debatet në Parlamentin Europian reagon Kukan: Keqardhje, të tilla çështje të diskutohen në Kuvendin e Shqipërisë e jo PE

Debatet në Parlamentin Europian reagon Kukan: Keqardhje, të tilla çështje të diskutohen në Kuvendin e Shqipërisë e jo PE

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

17-vjeçarja plagosi veten me armë zjarri në Vlorë! Arrestohet babai, nën hetim gjyshi

Bankers Petroleum Albania emëron Kryetarin e ri të Bordit Mbikëqyrës për të forcuar bashkëpunimin me autoritetet shtetërore

Kapet në Greqi 39-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Korçë.Pritet ekstradimi në Shqipëri

Ushtria në ndihmë të zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit në Drenovë, Mallakastër

Trump ndryshon politikën për armët në Ukrainë, por nuk ushtron presion të plotë ndaj Putinit

Vendimi i Ri/ Deklarimi i detyrueshëm i adresës në e-Albania, vetëm me dokument pronësie

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Kuvendi i Kosovës prej më shumë se tre muajsh i paralizuar, sot tentativa e 47-të për konstituimin e legjislaturës së re

Trazira në Spanjë, tensionet mbi emigracionin ndezin përleshjet mes të rinjve dhe policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.