I ftuar në studion e Fax News për të folur për protestën e mbrëmshme të opozitës, përdorimin e gazit lotsjellës dhe situatën politike në vend ka qenë avokati Altin Goxhaj. Goxhaj thotë që gazi i përdorur mbrëmjen e djeshme është një gaz helmues me pasoja shumë të rënda për qytetarët e Tiranës dhe përdorimi i tij ka dëmtuar foshnjat dhe fëmijët në Maternitetin Nëna Geraldine.
“Gazi i hedhur mbrëmë në protestë është një gaz helmues. Nuk mund të përdoret në protesta të këtilla. Është helmuar Tirana. Gjithë bota është kundër dhunës policore dhe qeveritare vetëm këtu në Shqipëri bëhet sehir”, tha Goxhaj.
Goxhaj thotë që nuk ka pasur asnjë reagim juridik nga Partia Demokratike, dhe se flitet për pasojat e rënda të gazit vetëm nëse ka pyetje nga gazetaret. Më tej avokati Goxhaj shprehet se ka Avokatja e Popullit po mbron qeverinë dhe policinë duke mos bërë detyrën e saj, pra të mbrojë popullin
“Vetëm Luli refuzon të bëjë denoncime,analiza dhe raporte për nivelet dhe llojin e gazit që u hodh dje. Është skandaloze që avokatja e popullit mbron qeverinë dhe policinë ndërkohë që ajo ka detyrë të mbrojë popullin. Luli mbron avokatën e popullit, ajo është në sikron me të kjo do të thotë që ka një sabotim të brëndshëm.
Arma kryesore e opozitës është përdorimi i gazit. Njerëzit mund të vdesin nga ky gaz. Profesorë të njohur e kanë thënë këtë gjë. Në të gjithë botë nuk guxon të hidhet gazi në këtë mënyrë.
Fëmijët dhe foshnjat e Tiranës janë hemuar me gaz dhe PD nuk ka bërë asnjë veprim juridik, detyrohen të flasin, vetëm nëse pyeten nga media.” vijoi më tej Goxhaj.
Më tej në fjalën e tij Goxhaj thotë që u bë me qëllim lëvizja e protestuesve nga Kryeministria drejt Kuvendit pasi ishte e vetmja rrugë ti largohej vëmendjes së botës. Ai shprehet se Basha I ka të gjitha mjetet për të bërë një ndryshim por e vetmja gjë që bën është që konsumon protestuesit.
“Kjo protestë u përkrah nga populli.Pse Basha i zhvendosi protestuesit nga Kryeministria te Kuvendi? Për shak se në Kryeministri ishte vemëndja e gjithë botës dhe nuk mund ndodhnin aty skenaret e ndodhura.
E shaluan në drru Sait Dollapin. Ishte një gjë e tmerrshme. Protestuesit e partisë demokratike janë braktisur nga PD-ja, nëpër dyert e Gjykatës ndërkohë ka një mobilizm të madh për zyrtarët dhe politikanë.
Luli I ka mjetet dhe mundësinë të bëjë ndryshimin por ai vetëm sa konsumon protestuesit.” u shpreh avokati.
Goxhaj thotë që raportimet e ngjarjeve nga mediat nuk po vbëhen si duhet pasi rtë gjithas mediat janë të kapura dhe se mundësia e vetme për tu shprehur është televizioni Fax Neës kur mund të bëhen denoncime dhe të hidhet dritë mbi të vërtetën.
“Vetëm në Fax News mund të jepen fakte dhe të denoncohen të vërteta pasi të gjithas mediat e tjera jabnë të kapura”.