Biologu Ethem Ruka në një shkrim në mediat sociale evidenton faktin se përdorimi i maskës në publik për t’u mbrojtur nga COVID-19 është i domosdoshëm.
Duke ju referuar një studimi të universitetit të Kembrixhit në lidhje me vendosjen e masakve, ruka shkruan se të mbajtja e maskës mbron të tjerët dhe maska e tjetrit na mbron neve.
“MASKA JUAJ ME MBRON MUA, NDERSA MASKA IME JU MBRON JU! Kerkuesit e Universitetit te Kembrixhit kane perpunuar nje sere modelesh simuluese per te kuptuar si ndikon maske per rrezikun e perhapjes se coronavirusit.
Sipas tyre mbajtesi i maskes i mbron me shume te tjeret nga infeksioni se sa mbrohet vet nga nje i infektuar pa maske. Nese edhe tjetri mban maske te dy do te ishain shume me te mbrojtur nga koronavirusi.
Mesazhi eshte i qarte: maska ime ju mbron ju, ndersa maska juaj me mbron mua!
Nese 50% e popullsise do te mbante maske, piku i dyte i pandemise do te ishte me i vogel se ai i vales se pare. Nese 100% e popullates do te perdorte masken infektimi do te ishte minimal te pakten deri ne prodhimin e mundshem te nje vaksine.
Ky perfundim eshte i vlefshem edhe per ne shqiptaret. Ata qe mbajne nje maske mbrojne te tjeret, por jo veten ndaj:
Mbaj nje maske per te ruajtur te tjeret dhe kerko qe edhe te tjeret te mbajne nje maske per te ruajtur ju! Miqesisht ju kerkoj ta shperndani sa me shume kete mesazh qe me duket i rendesishem.”- shkruan Ruka.