Të paktën 13 refugjatë që vijnë nga vendet e Lindjes janë kapur nga autoritetet shtetërore shqiptare në Kapshticë, konkretiht në fshatrat Trestenik dhe Vernik.
Burime bëjnë me dije se mes tyre ka edhe grad he fëmijë ndërsa përdornin territorin shqiptarë si urë lidhëse me shtetet e Perëndimit, kryesisht të Bashkimit europian.
Raportohet se 13 personat e ndaluar janë nga shtete të ndryshme përfshirë Sirinë dhe Iranin. Kjo nuk është hera e parë që emigrant të palgjshëm përdorin territorin shqiptar ndërsa kohët e fundit është shtuar numri in tyre kjo edhe për shkak të tensioneve në shtetet e tyre.