17:57 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Perez tallet me Barcelonën: Po flasim për Realin, s’na i merr dot njeri yjet

13:19 | 08/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Perez tallet me Barcelonën: Po flasim për Realin, s’na i merr dot njeri yjet

Largimi i Neymar nga Barcelona për shifrën e ccmendur të 22 mijë eurove duket se ka habitur dhe rivalët madrilenë.

Në një dalje për mediat presidenti i ekipit të Madridit është shprehur se askush nuk do të arrinte ta largonte Ronaldon, sepse Reali nuk është Barcelona.

“Po flasim për Realin dhe jo për Barcelonën. Jemi një nga ekipet më të forta në botë. Askush nuk mund të na i largojë yjet”, ka thënë presidenti Florentino Perez.

Kristiano Ronaldo e ka rivendosur në gjendje gatishmërie Mançester Junajtid javën e shkuar, pas deklaratës se dëshiron të lërë Spanjën dhe rikthehet në Angli. Portugezi është në mes të një procesi gjyqësor për evazion fiskal dhe është i zhgënjyer nga përndjekja që shteti spanjoll po i bën në Madrid.

“Në Angli, unë nuk kisha kurrë probleme të tilla. Prandaj dua të rikthehem atje. Unë i kam paguar gjithnjë taksat e mia, gjithnjë”, tha ai përpara gjykatësve. Por, sa do t’u kushtonte klubeve angleze transferimi i sulmuesit? Përgjigjja është një shifër e pabesueshme, aq sa transferimi historik i Nejmarit do të duket një lodër fëmijësh. Në vitin 2015, menaxheri i CR7, Zhorzh Mendesh, i tha “BBC”-së, se klienti i tij mund të blihej për 300 milionë paund.

Sigurisht, që kjo nuk është klauzola e prishjes së kontratës së tij, por bindja e Realit përmes negociatave për ta shitur. Por këto dy vite, natyrisht që kjo shifër është rritur. Megjithatë, Perezi nuk do të ishte i detyruar që ta pranonte një shifër të tillë “qesharake” për yllin e tij (ka kontratë deri në 2021), nëse do t’i propozohej.

Kështu që shkojmë te klauzola: ajo është 1 miliard euro, shifër që pak ekipe ose asnjë, nuk do merrte riskun ta paguante. Vështir që portugezi të ketë të njëjtin fat si Nejmari dhe është i destinuar të qëndrojë në Madrid.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: perezRonaldosport
Pas

Sasi rekord droge në Australi, si u zhvillua operacioni në tre shtete dhe 17 personat e arrestuar

Para

11 milionë lekë dëm shtetit, KLSH kallëzon në Prokurori 4 zyrtarë të lartë

Para
Dëm shtetit prej 5,9 milionë lekësh me ndërtimet, kallëzim penal për ish-drejtorin e 3 zyrtarë të ALUIZN-t në Lezhë

11 milionë lekë dëm shtetit, KLSH kallëzon në Prokurori 4 zyrtarë të lartë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

Kryeprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ishte mashtrim

16 vatra zjarri në 24 orë, 4 vijojnë të jenë aktive

Rinumërimi në Durrës/ Kandidati i PD akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën, edhe pse kjo do zemërojë kolegët

Protestë kundër turizmit masiv në Mexico City përshkallëzohet në dhunë

Kryetari i bashkisë Vlorë, “Zgjohet” pas ulërimave të Ramës, nis të lirojë hapësirat e zaptuara

Qytetarët vazhdojnë të mashtrohen nga mesazhet e marra nga posta shqiptare

Ministri Malaj: Turizmi një sektor kyç për zhvillimin ekonomik, objektiv kryesor procesimi i shpejtë i udhëtarëve dhe biznesit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.