01:23 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

përfaqësuesi i FSHF publikon mesazhet e Enis Bardhit: Pretendove të dalësh hero, dole palaço (FOTO)

22:30 | 18/09/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lojtari shqiptar që po shkëlqen në Spanjë: Kisha ëndërr të luaja për Shqipërinë

përfaqësues i FSHF-së, Jetmir Salihu, ka nxjerrë bllof Enis Bardhin në lidhje me deklaratën e bërë një ditë më parë  ku shprehte dëshirën së tij për t’u bërë pjesë e Kombëtares.

Përfaqësues i FSHF-së sa u përket talenteve të reja ka publikuar dhe provat që përgënjeshtëron atë që thotë Bardhi gjoja se Federata Shqiptare ishte treguar joprofesioniste për sa I përket afrimit të tij në kombëtaren shqiptare.

Enis Bardhi deklaroi se ishte injoruar nga ish-trajneri i U-21, Redi Jupi, por Salihu deklaron se kjo nuk është e vërtetë dhe ka qenë vetë Bardhi i cili në vitin 2014 i kishte bërë të ditur se nuk interesohej për një ndryshim të Kombëtares.

“Ai madje nuk na ka dhënë as numrin e telefonit. Nuk ishte i interesuar të vinte në Kombëtare, ka treguar Salihu për “Gazeta Olle”. “Për herë të parë është tentuar të kontaktohet në vitin 2011, në prova te Kombëtarja U-17.

Pastaj e kom kontaktuar zyrtarisht në vitin 2014 direkt në ndeshje me Kombëtaren U-21, ndeshje miqësore. Nuk më ka dhënë as numër telefoni. I kam dhënë numrin tim të telefonit, por thjesht nuk ka patur interes. Thjesht, jemi në kontakt”, shpjegoi ai.

“Që nga viti 2010 e deri më sot kam qindra raste të tilla, futbollistë që e kanë refuzuar ekipin Kombëtar dhe në fund kanë dalë me deklarata të tilla sepse thjesht duan t’ia hedhin fajin FSHF-së dhe duan ta fitojnë simpatinë e shqiptarëve që kurrë nuk i përfaqësuan. Ndoshta e kanë shfrytëzuar faktin që nuk kam dal në media, por unë kurrë nuk i kam paragjykuar të gjithë ata që kanë zgjedhur shtete të tjera, por disa herë jam indinjuar me faktin se kanë trilluar histori të ndryshme, më kërkuan lekë, nuk më ftuan, ëndrra ime është Shqipëria etj., etj…

Gjithashtu, as Enis Bardhin nuk do ta kisha komentuar nëse ai nuk do t’i hidhte zjarrit benzinë. Jam gëzuar kur është transferuar në Spanjë për golat e tij, por këto deklarata janë të pavërteta. Kam vetëm një fjali për të: Pretendove të dalësh hero kombëtar, por dole palaço.

Gjithsesi, reprezentuesit të Maqedonisë i dëshiroj suksese. Gjithë të mirat Enis, emri im është Jetmir, pasi që nuk tu kujtua te intervista, do ta mbash mend gjithë jetën”, deklaroi Salihu i cili ka publikuar edhe mesazhet që ka shkëmbyer në rrjetet sociale me mesfushorin e Maqedonisë disa vite më parë.

(B.H/Shuplaka)

 

Etiketa: enis bardhi
Pas

Rikthimi i vizave për shqiptarët, flet Xhafaj

Para

Djali i saj u fotografua me të dashurën në Dhërmi,si reagon Inva Mula

Para
Djali i saj u fotografua me të dashurën në Dhërmi,si reagon Inva Mula

Djali i saj u fotografua me të dashurën në Dhërmi,si reagon Inva Mula

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.