I ftuar në televizionin Fax News, përfaqësuesi i Komunitetit Ortodoks Shqiptar, Miron Çako u shpreh çdo vit Kisha Ortodokse bën lutje në ditën e festës së flamurit për t’i bashkuar shqiptarët jo vetëm për tek Zoti por edhe rreth Atdheut.
Pyetjes se çfarë nënkupton termi nacionalizëm iu përgjigj se nacionalizmi është patriotizëm ekstrem. Rrymat nacionaliste ekstremiste sipas tij kanë qenë burim i luftrave dhe këtu kujtojmë se të dy luftërat botërore kanë patur një shkas të tillë. “Siç është vërtetuar, kjo çon në konflikte dhe kur ka konfliktete ka edhe viktima”-tha Çako.
Ai shtoi se nacionalizmi përdoret për të kamofluar njerëzit dhe turmat duke patur një interes të caktuar, por ne duhet të duam vendin dhe atdheun gjithnjë pa dashur ti bëjmë dëm një vendi tjetri.
“Kombet që kërkojnë të inspirojnë armiqësitë gjithmonë e kanë pësuar në kurriz të vet. Ndaj Kisha Ortodokse bën thirrje për vëllazërinë e kombeve pavarësisht ndryshimeve në gjuhë, kulturë, besim, traditë etj”.
Përfaqësuesi i KOASH tha se Kisha Ortodokse është kundër nacionalizmit, ekstremizmit dhe etnofilitizmit, pasi ato ngjallin urrejtje dhe konflikte.
“Ne kontribojmë në paqen e brendshme dhe atë rajonale sepse ne jemi paqedashës. Kemi për mision të vëllazërojmë popullin dhe të duam atdheun. Kryepeshkop Anastasi çdo ditë bën përpjekje që njerëzit të mos ikin nga vendi i tyre sepse ky është misioni i Kishës Ortodokse. Në rastin e Konstantinos Kacifas ne si komunitet nuk bëmë asnjë deklaratë të asnjë lloj gjëje tjetër përveç zbardhjes së plotë të ngjarjes”.
Sipas Çakos shteti e mban shpatën për të mbrojtur vendin, por në rast të çdo precedenti që cënon interesin e njërëzve dhe vendit secili nga ne duhet të marrë në dorë armët dhe arma e tyre është ligji.
Çako e mbylli intervistën e tij me një mesazh për qytetarët shqiptarë duke thënë se duhet të reflektojmë për historinë dhe të shkuarën por duhet të pyesim edhe veten për rolin tonë.
“28 Nëntori është një ditë e madhe që ku ne duhet të reflektojmë, të nderojmë figurat historike dhe të reflektojmë për të ardhmen”, – përfundoi ai.
(F.GJ/FAXWEB.AL)