Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Social Ogerta Manstirliu, tha se ministria ka ndërmarrë një analizë të thelluar me qëllim uljen e procedurave burokratike si dhe rritjes së aksesit në shërbime.
Manastirliut u shpreh se reforma ka nisur që me aksesimin e kartës së shëndetit online përmes portalit qeveritar e-Albania, pasur më pasme recetën elektronike, e cila sipas saj jo vetëm ka zhvilluar një model të ri të marrjes së shërbimit, por ka kursyer rreth 1000 orë pune për mjekët.
Sa i takon aplikimit pranë Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, Manastirliu tha se është bërë një reduktim drastik i dokumenteve dhe tashmë mjafton paraqitja me kartën e identitetin dhe epikrizën.
“Me reformën e deregulimit nga 8 tashmë duhen vetëm 2 dokumenta: kartë identiteti dhe epikrizë. Për më tepër nuk duhet të paraqiteni fizikisht, por vetë institucionet shëndetësore do të paraqesin dokumentat tuaja dhe komisioni do të bëjë vlerësimin.”, u shpreh Manastirliu. (J.V/Faxweb)