Në Lezhë është kapur dhe një tjetër person i shpallur në kërkim për tjetërsimin e tokave.
Në vijim të Operacionit “Ranishtja 4” , ku u arrestuan 12 shtetas dhe u shpallen në kërkim 11 shtetas të tjerë, kapet dhe ndalohet një tjetër prej të shpallurve në kërkim.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko – Financiar në D.V.P. Lezhë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjyaktës për shtetasin :
-Zef Gjini, 59vjeç, banues në Lagjen “Nënë Tereza” Lezhë. Ai ishte përfitues i paligjshëm i tokës.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendim Nr.86, datë 15.03.2018, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim .
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post