Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, artan Lame ka dalë në një deklaratë për mediat në lidhje me procesin e rivlerësimit të banesav e që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 Nantorit, ndërsa ka treguar edhe detaje që kanë të bëjnë me aplikimet për të përfituar si dhe kategoritë që përfshihen.
Lame tha se ndryshe nga herët e tjera, përfitues gjatë procesit të rivlerësimit do të jenë edhe ato pronar banesash që janë në process legalizimi, ndërsa këshilloi që aplikimi të bëhet online në platformën e-albania.
“Nga dita e nesërme pranë sporteleve të ADIDAS për të aplikuar për procesin e pasurive të tyre. Nga dita e parë e Janarit ka filluar edhe platforme e qeverisë shqiptare online e-albania. Ftoj masivisht qytetarët të bëjnë aplikimet në këtë platformë. E githë procedura nga ana jonë zgjat 5 ditës. Aplikimi online zhduk burokracitë, nëse procesi i rivlerësimit është kryer vetëm për pasuritë e regjistruara në hipotekë, kësaj radhe edhe ato që janë në procesin e legalizimit do të përfshihen në procesin e rivlerësimit. Përgjatë muajit Shkurt dhe Mars qytetarët të paraqiten në sportele apo të aplikojnë online nëse kanë nevojë për tjetërsim prone, ta vendosin si kolatoral banker apo që duan ta shesin”, tha ndër të tjera Lame.
Discussion about this post