23:44 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përflitet për marrjen e kryesimit të SPAK-ut, Dritan Rreshka përballë Vetingut. Pasuria si prokuror iu 15-fishua

10:37 | 27/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përflitet për marrjen e kryesimit të SPAK-ut, Dritan Rreshka përballë Vetingut. Pasuria si prokuror iu 15-fishua

Dritan Rreshka është drejtues i komanduar i Prokurorisë së Tiranës dhe duke qenë kandidat për KLP-në pritet të kalojë të përballet ditën e sotme me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Rreshka përflitet si një ndër emrat potencialë për kryesimin e SPAK, e quajtur ndryshe Prokuroria Speciale.

Dritan Rreshka ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe e ka filluar karrierën në organin e akuzës në vitin 2003 si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Më vonë, ai ka mbajtur pozicionin e drejtuesit të njësisë hetimore kundër krimit ekonomik-financiar dhe korrupsionit në të njëjtën Prokurori.

Si ka ndryshuar pasuria e Dritan Rreshkës nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Në fillim të janarit 2018, Dritan Rreshka u ngjit në krye të Prokurorisë së Tiranës si drejtues i komanduar nga Arta Marku, duke zëvendësuar në këtë post Petrit Fushën. Paralelisht me funksionin si prokuror, Rreshka është përfshirë edhe në mësimdhënie apo si ekspert në çështjet e hetimit të krimit financiar.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Dritan Rreshka nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Dritan Rreshka zotëronte pasuri në vlerën e 1.1 milionë lekëve në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Duke iu referuar deklaratës së tij të parë, ai zotëronte 300 m2 truall në Tiranë të blerë për 800 mijë lekë si dhe kursime në vlerën e 300 mijë lekëve.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Rreshka është rritur me 15 herë duke kapur vlerën e 17.5 milionë lekëve. Pasuria e zotit Rreshka përbëhet nga likujditetet në bankë në vlerën e 10.9 milionë lekëve, pasuri të paluajtshme me vlerë 3.9 milionë lekë, kursime në cash në vlerën 2.4 milionë lekë si dhe automjet me vlerë 270 mijë lekë.

Të ardhurat familjare të zotit Rreshka kapin vlerën e 35.4 milionë lekëve për të gjitha vitet e deklaruara 2003-2017. Pjesa kryesore e të ardhurave rrjedh nga rroga e tij dhe e bashkëshortes në masën 69 për qind, të ardhurat nga qeratë përbëjnë mbi 16 për qind, mësimdhënia rreth 3 për qind dhe dhuratat në cash në masën 1.8 për qind.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

BIRN identifikoi megjithatë disa “flamuj të kuq”, njëri prej të cilëve është dhurimi i 650 mijë lekëve nga i vëllai në vitin 2010. Një tjetër detaj është deklarimi i shitjes së një makine në vlerën 90 mijë lekë nga bashkëshortja në vitin 2017-makinë e cila nuk rezulton në deklaratat e mëparshme të pasurisë së zotit Rreshka.

Në këtë analizë u identifikuan gjithashtu kursime të konsiderueshme në cash, të cilat kapnin në fund të vitit 2017 vlerën akumulative të 2.4 milionë lekëve, pavarësisht se ligji për deklarimin e pasurive e kufizon kufirin e lejuar të parave që qarkullojnë jashtë sistemit bankar në 1.5 milionë lekë.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

 

Pas

Vonohet për t’u bërë gati se po ushqente fëmijën me gji, burri i pamëshirshëm vret gruan

Para

10 familje u përmbytën në Gramsh, bashkia: Nuk kemi mundësi që t’i sistemojmë, të strehohen te të afërmit

Para
10 familje u përmbytën në Gramsh, bashkia: Nuk kemi mundësi që t’i sistemojmë, të strehohen te të afërmit

10 familje u përmbytën në Gramsh, bashkia: Nuk kemi mundësi që t'i sistemojmë, të strehohen te të afërmit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Së shpejti Kurti e Vuçiç ulen për dialogun, Sorensen: Do të avancojmë me përgatitjen e takimit të nivelit të lartë

Shqipëria bën “vetëvrasje” në Letoni, Botërori vështirësohet në maksimum

Tiranë/ Dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi Q. B., 69 vjeç,

Trump, ‘gati të përdorë pushtetet kundër protestës kundër dëbimit të emigrantëve’, plani për të dërguar 9 mijë migrantë drejt Guantanamos

Sulmi në Austri/ Kryetari i Vitisë shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së vajzës nga Kosova që ndodhe në shkollën e Graz

Vendasit gjejnë rrjetën, ndëshkohemi në fundin e pjesës së parë

Vala ekstreme e të nxehtit godet Indinë: Termometri shënon 47.3 gradë Celcius

Shefja e Inteligjencës Amerikane paralajmëron në ‘X’: Jemi afër një ‘holokausti bërthamor’

Shënon Shqipëria, kuqezinjtë në avantazh ndaj Letonisë

Super-Strakosha, portieri kuqezi pret një 11-metërsh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.