Mbërrin në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Mësohet se ai ndodhet në zyrën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çakos.
Ai është një nga emrat më të përfolur si pasardhës i Haki Çakos. Ardi Veliu momentalisht mban postin e Drejtorit të Policisë së Tiranës.
Sjellim në vëmendje që pas komandimit të tij në krye të Policisë së Shtetit Rebani Jaupi ka folur për ‘’Fax News”. Ai thotë e komandimi tij është bërë gjatë ditës së sotme, ndërsa ka pasur dhe një takim me paraardhësin e tij Haki Çako.
‘’Na presin sfida të mëdha, komandimi im në krye të Policisë së Shtetit u bë zyrtarisht sot. Para Policisë ka sfida të mëdha, duke nisur nga lufta kundër grupeve kriminale”, u shpreh Jaupi për ‘’Fax News”.
Edhe pse lajmi përflitej prej kohësh sot erdhi dhe vendimi final për shkarkimin e Haki Çakos. Në arsyetimin e përdorur dhe nga Ministri Fatmir Xhafaj thuhet se sfidat që e presin Policinë e Shtetit, kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune. (J.V/Faxweb)