Donjet Shkodra ka firmosur zyrtarisht me Kukësin duke i dhënë fund aventurës korçare që nuk zgjati shumë.
Donjet Shkodra tani lojtari me numër 10 ka firmosur një kontratë për dy sezone tek verilindorët. Shkodra ka luajtur dhe me parë në Kategorine Superiore,me Flamurtarin dhe së fundmi me Skëndërbeun. Ky është lojtari i parë afruar në merkaton e dimrit për ekipin e Kukësit.
Kampionët në fuqi janë në kërkim të lojtarëve cilësorë pasi synojnë mbrojtjen e titullit kampion. Vetëm pak ditë më parë Gjici shkarkoi serbin Milinkoviç dhe në vend të tij u zgjodh Peter Pacult. (B.H/Faxweb)