Ditën e djeshme Noizy ka pasur një koncert në “Sheshin Skëndërbej”. Mijëra njerëz u mblodhën për të qenë pjesë e këtij koncerti, ndërkohë që vetë reperi e quan këtë si një nga më të rëndësishmit e jetës së tij.
“Një nga koncertët më të rëndësishëm të karrierës sime.
Sheshi Skënderbej mbrëmë ishte mbushur plot me njerëz të bukur, me njerëz që dhuruan plot dashuri. Me fansat më të çmendur në Shqiptari.
Mbrëmë kemi kaluar të gjithë kufijtë, mbrëmë pashë punën & rrugën e gjatë që nga viti 2008 Kur i hymë seriozisht Muzikës. E ja ku jemi sot më të fortë se kurrë! Për këte ju falenderoj vetëm ju, FANSAT E GRUPIT OTR #WeMadeHistory #100KILE #100.000People”, shkruan Noizy në rrjetet sociale.
(E.K/SHUPLAKA)