Përfshihen nga flakët rreth 5 hektarë me grurë në fshatin Sheqeras të bashkisë Maliq. Sipas të dhënave, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Kanë qenë forcat zjarrfikëse të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, ndërsa ka nisur edhe hetimi nga policia për të identifikuar personin apo personat që kanë ndezur zjarrin.
2 mjete dhe 5 zjarrfikëse të Maliqit ndërhynë për shuarjen e flakëve
Discussion about this post