Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Picar, Bashkia Gjirokastër.
Raportohet se 2 ha kullota janë djegur në vendin e quajtur Votuca.
Ashtu siç raportohet nga terreni, në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat po operojnë për të shuar flaket agresive.
Nuk dihen rrethanat e rënies së zjarrit, sakaq policia ka nisur hetimet.
Zjarri është larg zonës së banuar dhe nuk paraqet rrezikshmëri për banorët.
Zjarrfikësit po punojnë në mospërhapjen e tij.
Discussion about this post