Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët dukje e nxjerrë jashtë funksionit trnsformatorin që furnizon banorët me energji në Fushë-Krujë.
Mësohet se ngjarja ka nndodhur gjatë orëve të mbrëmjes ndërsa mbi 500 familje në lagjen “Kastrioti” kanë mbetur pa energji elektrike.
Ende nuk dihet arsyeja e këtij zjarri ndërsa mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur edhe punonjësit e shërbimit zjarrëfikës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)