Një makinë tip ‘Fuoristrad Mitsubish’ është përfshirë nga flakët në aksin Librazhd- Elbasan.
Bëhet e ditur drejtuesit e mjetit nuk janë lënduar, por flakët kanë krijuar bllokim të trafikut. Raportohet se zjarrëfikësit e qytetit të Librazhdit që kanë ndërhyrë për fikjen zjarrit.
Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, mjeti tip “Mitsubishi” me targa AA 396 DJ, me drejtues shtetasin S.M, 31 vjeç, banues në Tiranë, në ecje e sipër ka marrë flakë.
Si pasojë e flakëve ka vetem dëme materiale ku mjeti është djegur plotësisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, por nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një difekti teknik.
(M.Q/Faxweb.al)