Një automjet tip” Nissan” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë. Mësohet se mjeti është përfshirë nga flakët rreth orës 05:30, në lagjen nr. 18. Policia bën me dije se shkak i flakëve dyshohet se ka qenë rënia e një kablli elektrike në mjet i cili ishtë duke u djegur. Automjeti ishte i parkuar poshtë shtyllës ku po digjej kablli elektrik dhe dyshohet se ka marrë flakë si pasojë e rënies mbi kofano të pjesëve të ndezura të kabllit elektrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Njoftimi i plotë:
Korçë/Informacion paraprak. Sot rreth orës 05:30, në lagjen nr. 18 Korçë, dyshohet se për shkak të djegies së një kablli elektrik, ka marrë flakë në pjesën e kofanos automjeti tip “Nissan”, në pronësi të shtetases V. S. Automjeti ishte i parkuar poshtë shtyllës ku po digjej kablli elektrik dhe dyshohet se ka marrë flakë si pasojë e rënies mbi kofano të pjesëve të ndezura të kabllit elektrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.