Në aksin rrugor Prrenjas – Librazhd knjë automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët. “Mjeti me targa TR 3430 K në pronësi të një firme drejtuar nga shtetasi H.Rr me banim në Tiranë ka marrë flakë në ecje e sipër,”shkruan policia.
Shkak i përfshirjes nga flakët i mjetit dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike.
Detaje:
Njoftohemi se sot më datë 23.04.2017 mjeti me targa TR 3430 K në pronësi të një firme drejtuar nga shtetasi H.Rr me banim në Tiranë ka marrë flakë në ecje e sipër në aksin rrugor Prrenjas – Librazhd. Shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike e mjetit. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale. (J.V/Shuplaka)