Një autobus është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Mësohet se autobusi i përket linjës Elbasan-Tiranë dhe ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i luleve”.
Sakaq në vendngjarje ka mbëritur zjarrfikësja dhe po punon për shuarjen e flakëve.
Ndërsa ende nuk dihet shkaku i zjarrit dhe as nëse ka të lënduar apo jo.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në pjesën e pasme të autobusit me drejtues shtetasin O. K., 28 vjeç, banues në Elbasan. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupit hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.