Flakët e zjarrit kanë përfshirë një dyqan bombolash mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur këtë të diel në lagjen “Isa Boletini” në qytetin e Shkodrës, ku për pasojë shitësi Adnan Abdija, i cili ka mbetur i lënduar në fytyrë, është dërguar në spitalin rajonal për marrjen e ndihmës mjekësore të nevojshme.
Nga informacionet e para mësohet se shkak i zjarrit është bërë shpërthimi i njërës prej bombolave. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë shërbimi zjarrfikës që ka nisur punën për shuarjen e flakëve.
Mësohet se ndërhyrja në kohë ka shmangur shpërthimin e bombolave të tjera që mund të shkaktonin pasoja dhe më të rënda. (XH.A/SHUPLAKA)