Deputeti Enkelejd Alibeaj ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, ku ka thënë se pjesa më e madhe e deputetëve të pranishëm kishin kërkuar që të ndërpriteshin proceset e njëanshme dhe të kishte një proces të vërtetë përbashkimi.
Ndër të tjera, ai shtoi se të nesërmen do kishte një mbledhje tjetër për të dëgjuar propozimet e secilit deputet të PD për procesin e bashkimit.
Alibeaj: Vura re se shumica e kolegëve të mi konstatuan disa gjëra të thjeshta të cilat shkojnë tek bashkimi. E para një proces i njëanshëm nuk të çon në bashkim. Ky është konstatimi i parë. Ndërsa konstatimi i dytë është se shumica dërrmuese kërkuan që të ketë një proces përbashkimi ku të përfshihet e gjithë anëtarësia. Kjo me qëllim që ajo që quhet strukturë e PD të jetë e plotë.
Kjo u tha në shumicë dërrmuese nga deputetët të cilët e ofruan këtë si një zgjidhje. Pothuajse të gjithë deputetët dhanë këtë zgjidhje. Në fund u ofrova atyre që nesër secili deputet të propozojë në mënyrë shtjelluese propozimin e tij. Kishte një propozim nga Lefter Gështenja i cili u pranua nga shumica dërrmuese. Duhet të ndalet pra ai proces i njëanshëm që është nisur dhe të nisë një proces real përbashkimi me kusht, një anëtarësi e çertifikuar.
Votat e motres do maresh ne baze o klloun i rames kaq te piste jeni ti i pari pastaj te gjithe ju qe doni ti imponoheni shumices me shqelma tju nxjerin jashte kelysh kurve shkoni antaresohuni ne PS.