Prej ditësh tashmë, romanca e futbollistit, Gerard Pique dhe këngëtares, Shakira ka marrë fund, ku është konfirmuar edhe publikisht ndarja. Diçka që ka tërhequr vëmendjen e mediave, me dyshen që është në qendër të dhjetëra informacioneve për jetën e tyre private. Kjo ka sjellë edhe reagimin e qendërmbrojtësit të Barcelonës, i cili kërkon të lihet i qetë prej tyre dhe t’i krijojmë më shumë intimitet me të dashurën e re.
“Që nga 4 Qershori, Shakira dhe Xherard Pike konfirmuan ndarjen e tyre dhe prej asaj kohe janë publikuar shumë imazhe dhe pamje që cenojnë mbrojtësin. Këto raporte shkaktojnë jo vetëm dëme dhe dëmtim të imazhit të tij, por edhe një sulm serioz ndaj të drejtave të fëmijëve të tij, mbrojtja e të cilëve përbën shqetësimin e tij më të madh. Pike ka ndryshuar rutinën e përditshme, me qëllimin e vetëm për të mbrojtur fëmijët, familjen edhe njerëzit e tij të ardhshëm. Kjo ka bërë që ai të kërkojë masa shtesë për t’i mbajtur sa më larg paparacët dhe gazetarët, duke kërkuar edhe masa ligjore ndaj shkelësve,” thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga avokatët e 35-vjeçarit.