Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi pas dëshmisë së tij në Prokurori tha se kërkon hetimin rrënjësor të autorëve të dhunës së përdorur në 8 janar.
Ai theksoi se autorët e akteve të dhunshme as nuk fshihen dhe as nuk skuqen, duke cilësuar ish-kryeministrin Berisha si përgjegjësin kryesor dhe persona të tjerë qe sipas tij do të hetohen.
“Kërkoj nga prokuroria të hetojë pa hezitim”-tha Bardhi.
Bardhi: Sot kam dhënë shpjegimë për cdo cështje të kërkuar nga Prokuroria, duke nisur nga moment që protestuesit mësynë në seli, cfarë ndodhi në katin e dytë dhe komunikimin me policinë. Kam kërkuar hetimin e cështjes dhe vënies para drejtësisë të autorëve.
Autorët fatmirësisht as nuk fshihen as nuk skuqen as nuk zverdhen, Sali Berisha e ka autorësine dhe një pjesë tjetër . Pres nga prokuroria pa aasnjë hezitim ti vendosë para përgjegjësisë për ato akte të dhunshme.
(E.D/faxweb.al)